Lajme Javore

Informohu i pari

Ana e Përputhen merr vendimin e papritur/ Këtë gjë s’kam për ta lejuar më…





Ana Kauri është një nga vajzat e “Për’puthen” rinore e cila është shumë aktive në Instagram. Përveç mbështetjes dhe feedback-ut pozitiv që merr në rrjetin social, ish-konkurrentja përballet edhe me komente negative e ofendime online.

Sëfundmi, ndjekësit që përcjellin mllef dhe energji negative tek ajo janë shtuar aq shumë sa që Ana nuk ka duruar më dhe është revoltuar. Bukuroshja brune ka publikuar një reagim në InstaStory ku përmes një videoje paralajmëron se nuk do lejojë më asnjë koment negativ te profili i saj.

“Nuk e di ku e gjeni të gjithë këtë mllef të madh që keni, por pa e njohur një njeri aspak personalisht komentoni negativisht duke ofenduar. Kam vendosur që nga ky moment të mos lejoj asnjë koment negativ përveç kritikave, të cilat i pranoj, por komente negative nuk lejoj asnjë më në profilin tim! Mllefin që keni, energjinë negative që keni shkoni shfryjeni ku të doni ju, por te profili im jo më!”, thotë ajo.