Alban Ramosaj feston ditëlindjen dhe urimin më të ndjerë e mori nga Beatrixi
Këngëtari i njohur Alban Ramosaj feston sot ditëlindjen. Në ditën e tij të veçantë ai ka marrë shumë urime nga njerëzit e dashur, fansat dhe miqtë. Motra e tij Beatrix Ramosaj e ka uruar që në mesnatë dhe për këtë ka zgjedhur fjalët dhe kujtimet me të bukura.
Ajo ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një grup fotosh pranë të vëllait, që përkojnë më momente të ndryshme që kanë kaluar pranë njëri-tjetrit. Në mesin e fotove është një e para shumë viteve kur Albani dhe Beatrixi ishin vecse fëmijë. Bashkëngjitur me fotot, ajo ka shkruar një urim të ëmbël për të vëllain. “Gëzuar ditëlindjen vëllait tim të vogël. Më vjen keq që nuk po e festojmë bashkë, por vazhdo ndiq ëndrrat e tua. Të dua dhe më mungon”, ka shkruar këngëtarja.
Përpos kësaj, Beatrix ka publikuar të tjera foto në Instastory, të cilat i ka shoqëruar po ashtu me urime.
“Gëzuar ditëlindjen e 24 vëllait tim të vogël që më çmend më shumë nga ç’mund ta përshkruaj. Nuk mund ta imagjinoj jetën pa ty, të dua shumë vëlla i vogël”, ka shkruar ajo.