Lajme Javore

Informohu i pari

Alarm i madh në Europë/ Rusët kanë ndërprerë energjinë në Cernobil: Europa mund të preket nga rrezatimi për 48 orë

Ukraina paralajmëron se Evropa mund të go ditet nga rrezatimi shkatërrues i Çernobilit, pasi trupat ruse ndërprenë energjinë elektrike në centralin bërthamor.

Centrali, i cili u s ulmua nga forcat ruse muajin e kaluar, nuk ka furnizim me energji elektrike, pasi trupat ruse shkëputën zonën nga rrjeti kombëtar këtë të mërkurë, raporton “The Sun”.

Gjeneratorët e urgjencës tani po furnizojnë centralin me energji rezervë, por ata kanë karburant të mjaftueshëm vetëm për 48 orë, përpara se rrjedhjet e rrezatimit të bëhen “të pashmangshme”.

Kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës tha se ndërprerja e madhe e energjisë rrezikon të dërgojë substanca radioaktive në ajër, sepse centrali nuk mund të ftohë karburantin e harxhuar bërthamor.