Lajme Javore

Informohu i pari

Aktorja e Portokallisë përlot me rrëfimin/ Vajza e madhe s’donte të më takonte kur u ndava nga burri, i shkoja te shkolla dhe…





E ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë”, Arjola Demiri rrëfeu periudhën e divo rcit dhe marrjen e kujdestarisë së fëmijëve, konkretisht të vajzës së saj të madhe, Helgës.

Gj yk ata i kishte dhënë Arjolës kujdestarinë e dy fëmijëve të saj, Rubinit dhe Alesias, kurse k ujdesta rinë e vajzës së madhe ia kishte lënë të atit. E gjendur në një situatë, që e përshkruan si më të vështirën në jetë, vendos të “rr ëm bejë” të bijën e ta marrë pranë vetes.

“Kur nisa karrierën time në Kosovë, duke qenë se pashë se kisha rëndu ar për disa vite familjen time, vendos që fëmijët t’i lë tek i ati. I lashë për një periudhë rreth 18 muaj, derisa ata kërkojnë që unë të kthehem se donin praninë time afër tyre. Kur kthehem, pranë meje vijnë vetëm Alesia dhe Rubini. Helga refuzonte të vinte. Duke qenë se isha në një proçes g jy qësor, çka kjo duhet të bëhet shembull për të gjitha nënat që d ivo rcohen dhe gjenden në pikën zero, ndonjëherë ndarja e fëmijëve është e padrejtë. Ka qenë një vit i gjatë, i dhim bshëm, sepse nuk gjeja dot forcë që të shkoja dhe të përballesha me fëmijën tim.

E kam kërkuar dy herë te shkolla dhe më re fuzoi dhe kishte ardhur momenti që Gjykata do vendoste që Alesia dhe Rubini do qëndronin me mua, ndërsa Helga do rrinte me të atin dhe familjen e tij. Arriti një moment kur nuk po duroja dot më. Për muaj e muaj kisha dëshiruar ta shihja në ëndërr dhe nuk më dilte dhe pikërisht atëherë kur unë po përjetoja suksesin tim më të madh në karrierë, Helga mungonte. Duke ndierë një dhi mbje të madhe, për mungesën e Helgës në jetën time, duke menduar që ndoshta ajo kishte të drejtë për këtë periudhë që unë e kisha lënë vetëm që të ngrihesha dhe fuqizohesha për hirin e tyre, kisha një muaj të vështirë se më dilte natë për natë në ëndërr dhe po mendoja që diçka ka.