Lajme Javore

Informohu i pari

Aktori që e njeh gjithë bota del në krahë të Ukrainës/ Jep ndihmën e madhe për üshtrinë

Pas Blake Lively dhe Ryan Raynolds, Mila Kunis dhe Ashton Kutcher, një tjetër aktor i njohur i Hollivudit ka vendosur të ndërhyjë ekonomikisht në favor të Ukrainës.

Dhe është fjala për Leonardo DiCaprio i cili ka dhuruar 10 milionë dollarë për fo rcat e arm atosura të Ukrainë.

Kjo është raportuar nga Ukrinform, agjencia ukrainase e shtypit, duke cituar Gsa News, sipas së cilës kjo është shuma më e madhe e dhuruar deri më tani për Ukrainën.

Aktori i “Titanic”, theksojnë burimet, ka rrënjë ukrainase për shkak të gjyshes së tij nga nëna (me origjinë nga Odessa) dhe ka dë nuar ashpër pus htimin rus të Ukrainës.

Gjithmonë i ndjeshëm mbi të gjitha ndaj çështjeve sociale dhe ekologjiko-mjedisore dhe shumë aktiv në këtë sektor, DiCaprio nuk mund të qëndronte dhe të dënonte konfliktin në Ukrainë me një postim social.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy i bëri thirrje botës për mbështetje ushtarake dhe financiare, dhe në Bankën Kombëtare të Ukrainës u hap një llogari në të cilën duket se DiCaprio tashmë ka dhënë kontributin e tij të vyer.