Lajme Javore

Informohu i pari

Aktori i njohur shqiptar nxjerr foton me mesazhin e madh/ Të mësojmë shqip, se mbetëm duke mësuar Anglisht

Vedat Bajrami, i njohur si Vedati i Stupcave shpesh i shfrytëzon rrjetet sociale për të paraqitur situatat aktuale në vend, përmes asaj që ai di të bëjë më së miri, batuta e ironia.

Ai ka arritur që me rolet e tij për vite me radhë të krijojë, jo vetëm një karrierë të suksesshme, por edhe të bëjë për vete njerëz të gjeneratave të ndryshme, shkruan “Kosovarja”.

Aktori arriti të marrë vëmendje së fundi me një fotografi të postuar në Instastory, ku shihet duke lexuar Fjalorin e Gjuhës Shqipe.

“Te mësoj shqipen pak, se na mb yti anglishtja” ka shkruar me ironi në mbishkrimin e fotografisë.