Ah sa e donin, e pelqenin, qanin për të edhe burrat shqiptarë. Vijnë lajme nga Zhadja
Atëherë, mbërtheu pas ekranit të madh e të vogël. E qanin burra e gra sa herë vihej në vështirësi personazhi kryesor i filmit.
Kush nuk e mban mend aktoren e njohur braziliane, Giovanna Antonelli, e njohur gjerësisht te shqiptarët si Zhade.
Së shpejti do të rikthehet në ekranin shqiptar me një serial të ri, i cili do të nisë transmetimin në Tv Klan sezonin e ardhshëm televiziv.
Lajmin për serialin e ri e dha nga “Rudina”, Albert Dumani, duke zbuluar se në shtator, në Tv Klan ka surpriza për të gjithë adhuruesit e serialeve.
Drejtori i programacionit të TV Klan tha se pas përfundimit të serialit “Dyshja Fantastike”, i cili ka 40 episode, në ekranin e madh të Tv Klan do të rikthehen serialet braziliane.
“Një shans i dytë” (Segundo Sol) do të sjellë një rikthim të këndshëm të serialeve braziliane për publikun shqiptar.
Prodhimi i vitit 2019 në Brazil do të fokusohet në historinë e një nëne me dy fëmijë, të braktisur nga bashkëshorti dhe sfidave që i duhet t’i përballojë për t’ia dalë mbanë e vetme.