Agron Llakaj reagon ashpër pas kaosit në Kakavijë: ‘Jemi shtet me brekët në fund të këmbëve’,
Përgjatë tre ditëve të fundit në Kakavijë është krijuar një situatë kaotike, me rradhë kilometrike mjetesh që presin të kalojnë në Greqi. Rreth situatës në fjalë ka reaguar së fundmi aktori i njohur, Agron Llakaj.
Me anë të një statusi në rrjete sociale, ai shprehet se ky është një turp, që Shqipëria është “një shtet me brekët në fund të këmbëve” dhe iu kërkon emigrantëve që pas 6 muajsh kur të jenë zgjedhjet, të mos i harrojnë këto ditë.
”E kemi fatin, shprese dhe marrezi…na jep nje engjell te na mbroje o Zot !”…,kjo eshte pamja e jone nga viti ne vit…ne pritje e pritje e pritje…ne radhe e ne radhe e ne radhe…me dite e nete te tera…i nxehti pervelues, mungesa e kushteve me minimale njerezore! ”Vijne emigrantet dhe gdhihen ne radhe, bir o Edi Rama, ke te qaj me pare! Radhe kilometrike ne pritje pa zgjidhje…po ky eshte krim more njerez…e perse valle ne akoma jemi nje shtet me breket ne fund te kembeve ?! …hajde radha !!!Turp! Turp ! Turp Edi Rama ! Edhe ju vellezer dhe motra bashke me femije mos i harroni keto dite…pas 6 muajsh aty ne greqi do i keni, do tju shtrihen nen kembe per ate te shkrete vote …por nese do i harroni keto dite harram e paci ! Tani bertisni…”jam krenar qe jam shqiptar!”…Zoti ju ndihmoft !!!”, ka shkruar aktori.