Lajme Javore

Informohu i pari

Agresiv përpara Gjykatës, merret vendimi për 72-vjeçarin që përdh unoi adoleshenten nga Saranda

Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për 72-vjeçarin Bajram Tusha nga Saranda.

I moshuari u ndalua nga policia më 21 prill, pasi akuzohet se ka kryer marrëdh ënie me një adoleshente 17-vjeçare.

17-vjeçarja që jetonte pranë banesës së të moshuarit është përballur prej shumë kohësh me këtë ab zim, por vetëm pak ditë më parë ka vendosur që ta denoncojë 72-vjeçarin. Ajo vendosi ta denoncojë të moshuarin, pasi u shty nga i dashuri i saj.

Ditën e djeshme adoleshentja ka marrë urdhër mbrojtje nga policia.
Kujtojmë se i moshuari u shfaq agresiv teksa doli nga automjeti i policisë, për në gjykatë. Ai shau me fjalor të pistë gazetarët që ndodheshin aty pranë.