Adelina Tahiri: Humbëm një të afërm nga Koronavirusi
Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri ishte pasditen e sotme në një lidhje direkte për emisionin ‘Rudina’ në TV Klan. Ajo ka treguar se prej tre javësh është izoluar në shtëpinë e saj në Shkup, së bashku me bashkëshortin dhe vogëlushin e saj.
Po ashtu Adelina ka rrëfyer se si pasojë e infektimit nga Koronavirusi, kanë humbur një të afërm, një mik të familjes. Ajo është shprehur se e kanë përjetuar shumë keq. Këngëtarja bën thirrje që të mendojmë për të tjerët përreth nesh dhe të qëndrojmë në shtëpi.
“Ne në izolim jemi që tre javë të plota mund të them, jemi 1 javë më parë se të tjerët sepse e morëm më seriozisht. Të afërmit tanë thoshin hë se nuk është gjë, derisa filluan të jenë viktima në këtë shtet.
Ne humbëm një njeri të afërm tonin që e përjetuam shumë keq para dy ditëve. Po në Greqi, ishte shok shumë i mirë i bashkëshortit. Ne ishim para dy muajve me të dhe sinqerisht nuk e prita dhe nuk di si të them. Të them sinqerisht fillova dhe më shumë të frikësohem sepse kur e përjeton në ndonjë të afërm, e përjeton dhe më keq dhe atëherë e kupton që me të vërtetë ka diçka që ne rrezikohemi të gjithë. Sepse asnjëri nga ne nuk e di se çfarë imuniteti kemi dhe çfarë organzimi kemi dhe si e pret atë virusi.
Dua të them të mos jemi egositë, duhet të mendojmë dhe për të tjerët, për prindërit tanë, për njerëzit përreth neve dhe të mundohemi të izolohemi për të mirën e të gjithëve, jo vetëm për të mirën tonë”, eshte shprehur ajo.