Lajme Javore

Informohu i pari

A ke frikë nga koronavirusi? Sali Berisha: Burri s’duhet të jetë pishman…

“Burri nuk duhet të jetë kurrë pishman me vd ek”. Kështu u shpreh këtë të premte ish-kryeministri Sali Berisha gjatë emisionit “Zonë e Lirë”.

Ish-kreu i qeverisë u pyet nga moderatori Arian Çani nëse kishte frikë nga situata aktuale e krijuar nga koronavirusi. Por Berisha tha se të gjithë njerëzit janë vde katarë dhe nuk ka asnjë frikë.

Megjithatë edhe ish-kryetari i Partisë Demokratike tha se e respekton karantinën për t’u mbrojtur nga Covid-19.

Arian Çani: A ke frikë për veten në këto momente doktor?

Sali Berisha: Jo absolutisht nuk kam frikë Arian.

Arian Çani: Pse doktor se unë tani po flas me mjekun Sali Berisha. ti e di që mjafton të rrimë në karantinë dhe nuk infektohemi.

Sali Berisha: Arian janë të ndara. E para ka të bëjë me një shpjegim që je i vetmi që ia kam dhënë. Jam kuar me një moto që “burri s’duhet të jetë kurrë pishman me vd ek”. Ajo nuk është një karshillëk për vd ekjen, por është një esencë e asaj që të gjithë jemi vde katarë. Kjo është në doktrinën e rreziqeve, përbën një avantazh të jashtëzakonshëm nëse je i mbrojtur nga ky parim. Unë nuk kam asnjë frikë. Por respektoj me rigorozitet të madh karantinë për t’u mbrojtur nga një ar mik i egër siç është Covid-19./tvklan.al