Lajme Javore

Informohu i pari

“A e ke tradhtuar gruan?” I miri Elvis Naçi i lë të gjithë me gisht në gojë me përgjigjen që jep

Elvis Naçi, imami që ngjalli debat me arsyet e tij, për tradhtinë e burrave ka sqaruar më në fund fjalët, që sipas tij u keqkuptuan.

I ftuar në “Pasdite në Top Channel”, imami u shpreh se fjalët e tij janë kuptuar gabim, pasi nuk duhet vetëm gratë të zbukurohen, por “unë e kam thënë për të dy”, u shpreh Elvis Naçi.

“Pastërtia, bukuria vlen dhe për mashkullin dhe për femrën. Tradhtia është një nga mëktet më të mëdha. Mos lejoni që marrëdhënia të shkojë drejt tradhtisë.

E kam thënë për të dy. Ne s’kemi studime kush tradhton më shumë unë mendoj se s’ka dallim. Tradhtojnë të dy”, tha imami.

Në fund moderatorja Jonida Shehu i bëri Elvisit pyetjen që do kishin dashur të gjithë t’ia bënin: “A e ke tradhtuar ndonjëherë gruan?”.

“Nëse është pyetja për tradhti, jo. Por sipas fesë islame, mëkat është vetëm ajo që bën dhe jo ajo që mendon.

Dy gjëra e mbajnë afatgjatë një martesë: çift i hapur. Sepse kështu kuptojnë më shumë njëri-tjetrin”, tha imami