Lajme Javore

Informohu i pari

A do të mbarojë lüfta tani/ Ministri i Jashtëm rus dhe ai ukrainas do të takohen në Turqi

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologu i tij ukrainas, Dmytro Kuleba, do të takohen në Turqi, ka konfirmuar Ministria e Jashtme e Rusisë.

Ky do të përfaqësojë takimin e parë tw nivelit më të lartë që nga fillimi i p ushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.

Lavrov do të fluturojë në një forum diplomatik ndërkombëtar në Antalia dhe “kontakti” i tij me Kulebën është planifikuar të ndodhë atje, shkruan gazeta shtetërore ruse RIA Novosti.

Takimi u propozua nga ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, i cili kishte propozuar mbajtjen e tij në një format trepalësh me të, Kuleba dhe Lavrov në tryezë.

Deri më tani është raportuar se takimi do të zhvillohet më 10 mars, ndërsa forumi diplomatik është planifikuar të mbahet më 11 mars. Bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës deri më tani janë dëshmuar sfiduese, pa asnjë marrëveshje konkrete të arritur ende.