Lajme Javore

Informohu i pari

A do të jetë moti me diell edhe këtë javë ? Mësojeni tani

Ditë pranvere do të ketë vendi dhe gjatë së hënës, ndërsa ditën e martë parashikohet ndërhyrje e shurtër e motit të paqendrueshëm. Reshjet e shiut do të na shoqërojnë gjatë gjithë ditës, madje në pjesën veriperëndimore të vendit dhe në formën e shtrëngatave me rrebeshe e rrufe.

Në orët e mbrëmjes në alpe, verilindje e lindje reshje dëbore. E gjithë paqendrueshmëria do të zgjasë deri mëngjesin e së mërkurës. Më tej do të na shoqërojë moti me diell.

Gjithë kjo situatë parashikohet të pasohet dhe nga fuqizim i erës juglindje-veri, kryesisht në bregdet dhe deti i trazuar të martën e të mërkurën. Temperaturat do të pësojnë luhatjet si më poshtë.