A do të asgjësohet virusi me ardhjen e pranverës? Flet shefja e epidemiologjisë
Koronavirusi mbërriti në Shqipëri dhe deri tani janë konfirmuar 6 raste të prekura. Shefja e Epidemiologjisë, Eugena Tomini, gjatë një interviste për emisionin “7 pa 5″, ka deklaruar se janë identifikuar 31 kontakte të 6 të prekurve me Koronavirus në Shqipëri dhe se janë marrë masat e nevojshme. Megjithatë shtoi se kjo nuk do të thotë që nuk do të ketë raste të reja.
A do të asgjësohet virusi me ardhjen e pranverës? Njerëzit nga mbarë bota kanë shpresë, por a do të ndodhë? Tomini u shpreh se shpresohet të arrihet diçka e tillë dhe sipas saj ka një lidhje mes përhapjes së Koronavirusit dhe vendeve të ftohta.
“Themi shpesh që larja e duarve është një element shumë i rëndësishëm, sa më shumë të lahen duart me ujë të ngrohtë dhe sapun, ai fillon edhe asgjësohet. Temperaturat e larta kanë lidhje edhe me uljen e viruseve stinore. Po të shohim hartën e botës, janë prekur ato vende me sezon dimri. Ndërkohë vendet me temperatura shumë të larta kanë një prekje minimale. Shpresojmë që sëm undjet respiratore të ulen me uljen e sezonalitetit dimëror”, u shpreh ajo.