Lajme Javore

Informohu i pari

A do i bashkoheshit mjekëve në lu ftën kundër Covid-19? Përgjigjet Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, ku foli në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi në vendin tonë.

I pyetur nëse do t’i bashkohej trupës së mjekëve për të lu ftuar kundër Covid-19, Berisha tha se nuk i ka shkuar kurrë në mendje një gjë e tillë, pasi ka 30 vite që nuk e ushtron më si profesion.

Ish-kryeministri tha se ai ka qenë dikur një mjek me pasion të jashtëzakonshëm, ndërkohë që theksoi se kjo nuk do të thotë që është ende kardiolog.

Berisha tregoi se ka punuar 20 vite si kardiolog.

Ai tha:

“Nuk më shkoi dhe nuk kishte si të më shkonte në mend se pas 30 vitesh të pretendoni që unë jam mjek është gjëja më qesharake. Asnjë njeri që nuk e ushtron një profesion për 30 vite nuk besoj se mund ta ushtroj ndonjëherë më. Unë kam qenë mjek me një pasion të jashtëzakonshëm por nuk mund të them që jam më kardiolog. Kam qenë 20 vite kardiolog.”