Lajme Javore

Informohu i pari

A do bëjmë pushime këtë verë? Flet Presidentja e Komisionit Europian

Pushuesit në Europë mund të jenë optimistë se pushimet verore janë ende të mundura pavarësisht pandemisë koronavirus, tha presidentja e Komisionit Evropian. Ursula von der Leyen sugjeron që pushimet mund të bëhen duke gjetur ‘zgjidhje të zgjuara’.

“Unë mendoj se do të gjejmë zgjidhje të zgjuara për të pasur pushime verore,” tha Leyen në një intervistë për Expresso.

“Ndoshta këto pushime do jenë pak më ndryshe, me masa të tjera higjienike, me pak më shumë distancë sociale, por duhet gjetur zgjidhje. Jam optimiste për pushimet e verës”, u shpreh presidentja e KE.
Sidoqoftë, ajo nuk u shpreh qartë në deklaratën e saj nëse fliste për pushime jashtë vendit apo brenda vendit.