Meta 10 ditë më parë: S’do habitesha nëse do njoftonin për 2 persona me Koronavirus
Disa ditë më parë presidenti Ilir Meta dha një deklaratë për shtyp ku dhe u shpreh se nuk do çuditej nëse nesër do të dëgjonte se dy persona janë prekur nga Koronavirusi. Kujtojmë se dy rastete e para me Covid-19 në Shqipëri u evidentuan mbrëmjen e djeshme dhe 2 personat babë dhe bir ndodhen në karantinë te Infektivi.
Meta:
Mashtrime skandaloze nga Kuvendi, prova të reja nga Komisioni i Ligjeve. Më 12 shkurt Kuvendi ndërhyri në ndryshimin e betimit. Akti i betimit bëhet jo në formë të shkruar, por vetëm para presidentit. Mirënjohje për Komitetin Shqiptar të Helsinkit për përgjigjen që i ka dhënë Kuvendit. Komiteti i Helsinkit, ‘Betimi bëhet vetëm tek presidenti’. Kuvendi mashtroi se ka marrë opinionin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Mashtruan edhe për opinionin e KLGJ-së, KLP-së, magjistraturës. Komisioni i ligjeve i ka servirur opinionit publik një informacion të gënjeshtërt 2 marsi. Zero frikë, zero shqetësim për manifestimin demokratik e paqësor. Të jetë manifestimi me më pak policë të angazhuar
Zoti Meta, ju dëgjuar për arrestimin e Henri Çilit. Po a është ky ‘peshku i madh’ që flitet?
Cilido që ka problem me ligjin duhet të përballet me ligjin. Pavarësisht nga situate që jemi. Por nuk do të habitesha për shkak të alertit të grupit puçist nëse ju do të dëgjoni nesër më falni që po përmend emrat se zoti Fatos Lubonja dhe Artur Zheji u arrestuan se drejtojnë organizatën e Camorrës dhe Ndragetës apo se te pallati pranë Presidencës u zbuluan dy persona me koronavirus. Pra. Alerti është për persona që duan të shmangin një çështje shumë të madhe ku është bashkuar çdo qytetar me dinjitet zërin e të cilëve do ta dëgjojë e gjithë bota demokratike.