Shehrezade bëhet nënë për herë të dytë, vjen në jetë bebushi
Aktorja turke Berguzar Korel është bërë nënë për herë të dytë. Aktorja e njohur si “Shehrezade” ka sjell në jetë djalin e dytë nga martesa me Halit Ergenç. Lajmin e bëjnë të ditur mediat turke të cilët shkruajnë se aktorja dhe bebushi janë shëndoshë e mirë.
Gjithashtu është bërë e ditur se çifti i ka vendosur djalit emrin Han.
Gjatë kësaj kohe, aktorja 35-vjeçare nuk i ka kursyer fotot me barkun e rrumbullakosur duke pozuar shpesh si në publik, edhe në rrjete sociale.
Berguzar Korel është e martuar prej 10 vitesh me Halit Ergenç i njohur si “Sulejmani i madhërishëm”. Çifti u njohën në xhirimet e serialit “1001 netë”.