Rezarta Shkurta tregon dhuratën që i la Nexhmije Hoxha para se të shuhej
Muajin e kaluar u nd a nga je ta në moshën 99-vjeçare, Nexhmije Hoxha, bashkëshortja e ish-liderit komunist, Enver Hoxha. Para se të ndë rronte je të Nexhmija i ka dhuruar librin e saj “Kosova e lirë” Rezarta Shkurtës.
Ka qenë Rezarta ajo që e ka zbuluar dhuratën e Nexhmije Hoxhës me një postim në Instastory ku tregon edhe shënimin që ajo i ka lënë.
“Rezarta e dashur të dhuroj këtë libër me urimet më të mira, për punë të mbarë e lumturi në jetë bashkë me Ermalin tonë. Të dua fort”, ka shkruar Nexhmije Hoxha. “8 Mars! Grua historike”, është përshkrimi me të cilin Rezarta ka shoqëruar këtë postim.
Në një tjetër postim, Rezarta tregon se Nexhmije Hoxha i ka lënë edhe një libër tjetër asaj dhe Ermalit. “Të dashur Ermal dhe Rezarta, ju lë këtë libër, të fundit të jetës time, për kujtim e me urimet për jetë të lumtur e prosperitet në punë. Ju përqafoj bashkë”, ka shkruar Nexhmije Hoxha.