Dy të infektuar nga koronavirusi në Shqipëri, mjeku infeksionist radhit 10 këshillat kryesore
Koronavirusi është konfirmuar zyrtarisht edhe në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi mesnatën e djeshme dy rastet e para. Ata janë babë e bir dhe kanë ardhur nga Italia.
Pas dy rasteve, mjeku infeksionist Tritan Kalo ka listuar 10 këshilla për të shmangur prekjen nga koronavirusi.
Ai thotë se kryesore janë higjiena personale, shmangia e grumbullimeve nëse nuk është e domosdoshme, kujdesi për personat mbi 65 vjeç.
Kalo kujton bilancet e viktimave nga sëmu ndjet e epidemitë e mëparshme. Pasi numëron këshillat që të gjithë duhet të mos i neglizhojnë, ai e mbyll me një mesazh të fortë.
Postimi i plotë i mjekut:
DUKURIA Covid-19/Sars-Cov-2…..Hyrja në skemën e mikroorganizmave sëmu ndje shkaktuese me impakt shumë të madh shtrirjeje dhe lëndimesh të je tëve njerzore sikundër ishte Novel-Coronavirus/Covid-19/Sars-Cov-2, është bërë epiqendra e lajmeve vizive e të shkruajtura, si dhe e diskutimeve tona të përditëshme profesionale apo jo….Një rol jo të pakët në këtë drejtim kanë luajtur edhe lajmet jo të mirëbazuara, të bëra nga mosdija apo keqdashësija, POR që gjithqysh kanë ndikuar në shtimin e shkallës së ankthit e të PANIKUT në shoqërinë tonë…..PARËSORE në përballjen me këtë sëmu ndje mbeten këshillat për
1- HIGJENËN personale (larja e duarve shpesh dhe jo me pak se 20-30 sekonda) dhe atë kolektive
2- MOS GRUMBULLIMI jo i domozdoshëm në mjediset publike e në të tjera mjedise,
3- PËRKUJDESI për “higjenën e të teshtiturës dhe të kolliturës”
4- RUAJTJA e njomësisë së fytit me pirje të herë-pas-herëshme të sasive të vogla uji
5- USHQIMI i variueshëm, kuptohet edhe sipas edhe mundësive financiare, i pasur me vitamina C, D, A,
6- të PATURIT në vëmëndje e mos frekuentimit të shkollave, e qëndrave të punës në rast shënjash klinike gripngjasuese (teshtitje, kollë, dhimbje koke, temperaturë),
7- VETËIZOLIMI 14 ditor për personat që vinë nga vënde të prekura dhe me raste të transmetimit komunitar të sëmu ndjes, harta e të cilave është zgjeruar që nga Kina e deri në Itali,
8- KONTAKTIMI me Shërbimin e Urgjencës Kombëtare me numurin 127, NËSE ai/ajo ka shënja të tilla si temperatura, tështitje e kollë, vështirësi në frymëmarje, dhe mos ardhja direkte në spital,
9- KUJDESI ndaj individëve mbi 65 vjeç dhe ndaj mjekimit të rregullt të sëmu ndjeve kronike që shumë prej tyre kanë: sëmu ndje kronike të zemrës, të veshkave, të mëlçisë, të mushkërive (sidimos të sëm urët me SPOK), të kyçeve, etj, si grupi më i rrezikuar për të bërë ndërlikime në rast infektimi nga Covid-19/Sars-Cov-2,
10- VETËKONTROLLI e mos panikimi për një situatë detyrimisht kalimtare të kërcënimit epidemiologjik të popullatës…NUK ka asnjë fshehje të realitit dhe gjithkush do të vihet në dijeni, që më rastin më të parë të izolimit të këtij shkaktari në Shqipëri….
Të mos harojmë se NË NDËRKOHË që Covid-19/Sars-Cov-2 ka ma rë je tët e mbi 3600 individëve, në të njejtin hark kohor ne mbarë BOTËN janë humbur je tët e miliona të tjerëve nga të tjera sëm undje apo arësye: DUHANI ka vr arë mbi 8.000.000 individë, GRIPI stinor mbi 500.000 të tjerë, AKS IDENTET kanë vr arë mbi 55.000.0000, nga AIDS kanë humbur je tën mbi 770.000 vetë, nga MALARIA mbi 450.000 të tjerë ( në çdo 2 minuta hu mb je tën një fëmijë nga kjo sëm undje)…..
BETE JA për je tën është e përminutëshme dhe fitimtar në të dalin kurdoherë mendjekthjelltit, vullnetplotët dhe zemërbardhët…..
SË BASHKU do të mundemi t’ja dalim mbanë PËRSËRI edhe bet ejës ndaj Covid-19/Sars-Cov-2…Javë të mbarë kudo që frymoni JU bashkëkombasit e mi!!!