Duhanpirësit janë personat më të rre zikuar nga Koronavirusi
Nëse jeni duke menduar lënien e cigares, ky është momenti më i përshtatshëm.
Drejtuesi i Institucionit të Mjekësisë për Anglinë ka paralajmëruar se duhanpirësit rrezikojnë më shumë të infektohen nga Koronavirusi.
Në daljen e tij publike, Profesori Chris Whitty tha:
Për shumicën e infeksioneve të frymëmarrjes, duhet të shqetësohen më tepër duhanpirësit. Ata kanë probabilitet më të lartë për t’u infektuar pasi kanë sistem imunitar më të dobët. Nëse po mendoni të lini duhanin është ky momenti më i mirë. Kjo s’nënkupton se duhanpirësit duhet të izolohen. Nuk është plotësisht e qartë nëse pirja e duhanit i bën njerëzit më të prekshëm prej koronavirusit, por ekspertët thonë se në përgjithësi dëmton aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet.
Epidemiologu Saskia Popescu tha për Business Insider se kushdo ka një historik me pirjen e duhanit është më i predispozuar të preket me këtë virus.
Profesori Sanjaya Senanayake i Universitetit Kombëtar Australian (ANU) tha:
Pirja e duhanit shoqërohet me sëmundje të tjera siç janë sëmundjet kronike të mushkërive dhe sëmundjet kronike të zemrës të cilat dobësojnë imunitetin e personit. Është moment i mirë për të lënë duhanin. Gjithsej 92 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar janë infektuar me virusin vd ekjeprurës, për të cilin qeveria ka ndërmarrë një plan konkret dhe po punon për ta ndaluar të përhapet më tej.
Burimi: metro Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania