Dy të infektuar me koronavirus në Shqipëri, Erion Braçe: Lani duart me sapun
Ministria e Shëndetësisë, njoftoi mesnatën e djeshme, se dy persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Ata janë babë e bir dhe kanë udhëtuar nga Italia ditët e fundit.
Ende nuk është dhënë një plan konkret nga qeveria sesi do veprohet pas këtyre rasteve dhe sa e sigurt është Shqipëria nga mospërhapja në masë e virusit që ka alarmuar botën.
E ndërsa masat nga qeveria nuk dihet se kur do të shpallen, lidhur me këtë situatë ka reaguar zv/kryeministri Erion Braçe.
Përmes një postimi në Facebook, ai i bën thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë. Sipas Braçes, gjëja kryesore është të lahen duart me sapun.
Ai shkruan:
Tani duhet qetesi, vetekontroll, disipline per te zbatuar cdo protokoll dhe çdo rregull të shpallur, vendosmëri per te mos lejuar perhapjen kudo! Cdokush qe ka hyre nga Italia ne Shqiperi dy javet e fundit dhe ka shenja te gripit, te telefonoje numrin 127; Cdokush qe ka hyre nga Italia ne Shqiperi gjate dy javeve te fundit duhet te vetekarantinohet per 14 dite; Pjesa tjeter eshte higjena, higjena, higjena! Lani duart shpesh dhe per 40 sekonda me uje e sapun, dizinfektoini me solucione me baze alkoolin; Te gjitha vendet me grumbullime te medha, posacerisht shkollat duhet te 100 fishojne kujdesin ndaj higjenes; Mos prekni gojen, hunden e syte më duar te palara, virusi hyn ne trup prej tyre! Mbroni femijet dhe te moshuarit! Ështe detyre!