Binjaket që zgjoheshin 40 herë në natë
Një skemë në Sheffield ka ndihmuar në rritjen e gjumit të fëmijëve me 2.4 orë në natë realizuar nga një klinikë
“Ato zgjoheshin nga 10 deri në 40 herë në natë dhe ky nuk është aspak ekzagjerim” thotë Jacqui Wolstenholme, duke kujtuar netët e saj me vajzat e saj binjake, Xhesika dhe Jasmine.
Dy 4 vjeçaret kanë pasur gjithmonë vështirësi për të fjetur, por mbrëmjet dhe netët u bënë diçka për t’u trembur.
“Kur ato arritën rreth tre muajsh që është edhe koha kur shumica e fëmijëve fillojnë të flenë rregullisht ato filluan të përkeqësoheshin gjithnjë edhe më shumë. Filluan thuajse të mos flinin më”, thotë Jacqui për programin Victoria Derbyshire të BBC Two.
“Njërën e mbaja në shtrat me mua ndërsa tjetrën e lija me Julian [babanë e tyre] në një dhomë gjumi tjetër. Ai përpiqej të vinte në gjumë njërën ndërsa unë vajzën tjetër por nuk arrinim asnjë rezultat”.
Filluam të ktheheshim në prindër krejt të privuar nga gjumi gjatë natës.
Jacqui kishte planifikuar të kthehej në punë pas 12 muajsh por u bë e qartë se nuk kishte “absolutisht asnjë mënyrë” që kjo të mund të ndodhte.
“Burri im kishte probleme për të mbajtur punën e tij” thotë ajo, pasi ishte plotësisht i rraskapitur prej tyre”.
Vajzat e Jacqui janë mes 800 fëmijëve të cilët janë ndihmuar nga një trajtim në spital për përmirësimin e plotë të problemeve të tyre me gjumin.
Procesi fillon me një histori të gjatë, të detajuar mjekësore duke shkuar pas në kohë nga momenti i lindjes si dhe me një vështrim të detajuar në mjedisin e fjetjes së fëmijëve.
Infermierët në klinikën e gjumit ndihmuan familjen të zhvillonte një rutinë të rreptë të gjumit për vajzat të cilat në vitet e tyre të para të jetës kaluan disa vështirësi në shëndet me disa sëm undje kronike.
Një metodë e efektshme është: Zbehja e dritave 1 orë para gjumit të vajzave dhe po ashtu edhe e radios dhe televizionit pastaj argëtim me vizatim dhe ngjyrosje, një banjë dhe në shtrat.
‘Është një skemë shumë rigoroze të cilës i përmbahemi me imtësi çdo ditë duke ju thënë edhe natën e mirë në të njëjtën mënyrë vajzave dhe madje në të njëjtin orar. Është një rutinë e përditshme së cilës i përmbahemi me shumë rigorozitet”, tregon nëna e 2 vajzave të cilat më në fund kanë arritur të stabilizojnë oraret e tyre të gjumit duke relaksuar kështu edhe vetë prindërit e tyre.