‘Ti më bën të ndihem zonjë’, Rudina tregon surprizën e Markut për 8 Mars
Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku janë kthyer tashmë në një nga çiftet më të komentuar të showbizit dhe çdo e re nga ta përbën kuriozitet për publikun. Rudina shpeshherë e ka shprehur publikisht dashurinë ndaj Markut duke thënë se është e dashuruar kokë e këmbë.
Por sot ka qenë rradha e tij për t’ia shprehur dashurinë. Rudina ka postuar një video ku Marku i dhuron një buqetë me lule dhe i uron Gëzuar 8 Marsin.
“Faleminderit o jeta ime”, dëgjohet t’i thotë Rudina. Artistja ka postuar edhe një foto ku shfaqet e mbështetur tek partneri dhe shkruan: “Ti më bën të ndihem zonjë e vërtetë”.