Gruaja e Kreshës pozon gjatë pritjes së ëmbël dhe të gjithë sytë te barku
Reperi shumë i dashur për publikun Mc Kresha dhe bashkëshortja e tij Erzina Shehu, do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Lajmi u bë i ditur në dhjetor, ku gjatë dasmës së tyre, Erzina u fotografua me barkun e rrumbullakosur. Më pas lajmi i ëmbël u konfirmua nga vetë çifti.
Së fundmi Erzina ka publikuar në rrjete sociale dy foto ku shihet me barkun e rrumbullakosur. Ajo ka veshur një body që ia ekspozon më së miri. Në njërën ndër fotot Erzina mban në duar petulla të ëmbla “Donuts”, duke treguar kështu nepsin e shtatzënisë, dhe në tjetrën ka vendosur duart te barku.
Çifti është treguar shumë diskret rreth jetës private duke preferuar ta mbajnë larg syrit te mediave dhe publikut.