Në 2020-ën Berati ‘nën pushtetin’ e ujit pas disa orësh shi, në rrugë duhen çizmet
Qyteti i Beratit është përfshirë nga reshjet e shiut. Janë dashur disa orë shi që qyteti i Beratit të jetë ‘nën pushtetin’ e ujit.
Në shumë akse rrugore ka pasur probleme dhe shumë lagje janë nën ujë. Në shumë rrugë njerëzit e kanë pasur të vështirë të kalojnë, madje disa kanë veshur edhe çizmet për të kaluar.
Më problematike situata ka qenë në akset rrugore: “Spital-Uznovë”,“Kthesa e Gjykatës”,“Stadiumi i Vjetër”, “Çelepias”, Tregu Industrial”.
Nuk është hera e parë që kjo gjë ndodh në Berat, pasi sa herë bie shi ndodh kjo gjë. Tubacionet e ujërave bllokohen dhe uji vërshon në rrugë.
Raportohet se në rrugë kanë dalë zjarrfikësit bashkë me punonjësit bashkiakë dhe janë duke punuar që të zhbllokojnë pusetat e bllokuara. Pra edhe pse është viti 2020 qyteti i Beratit është nën ‘pushtetin e ujit’ vetëm pas disa orësh shi.