‘’Të priftë e mbara, bëhu e zonja e vetes, boll më me kap ndonjë gjerman e italian për letrat”
Nga Xhentiana Muskaj
Unë jam një vajzë shqiptare. I kam të hershme kujtimet me fjalët ‘’ Ishalla me një fat të mirë’’, ‘’ Të kesh fatin e mirë’’, ‘’Të daltë fati i mirë’’, ‘’Fatin e mirë ta kesh’’.
Kam nisur ta kuptojë ndoshta kur 10 vjeçe se fati ishte burri. Ndoshta që atëherë nisi rebelimi mentalitetin shqiptar, për mua si vajzë duhet të kishte rëndësi vetëm burri, fati im do të ishte në duart e tij, në duart e tij do të përcaktohej nëse do të kisha një fat të mirë apo të keq.
Me ato fjalë nuk jam rritur vetëm unë. Gjithë vajzat shqiptare janë rritur me ato fjalë. Le ta sqarojë që në krye të herës se nuk i urr ej burrat. Jam rritur nga burra që i dua shumë, babai im, gjyshërit e mi. Miqtë e mi të ngushtë janë dy kushërinjtë e mi, shpesh kam kërkuar këshilla nga ta u kam treguar edhe kur një lidhje e imja mori fund.
I dua pafund dy vëllezërit e mi, ashtu si i do secila vajzë shqiptare vëllezërit.
Këto ditë që duhet të jetojë mes Fierit dhe Patosit kam dëgjuar se urimi për vajzat largohen nga Shqipëria ka ndryshuar.
Vajzave që ikin në Gjermani nuk i “urojnë” më me ndonjë fat të mirë, ka ndryshuar “Ishalla po gjen ndonjë gjerman të bëj letrat”… A thua se martohen për letrat, harrojnë se dashuria nuk njeh kombësi. Pas të tilla urimeve, nuk e tregojë fare mendoj për një fierak.
Le që më marrin për të “budallaqe”, po të thonë “Po se gjeje dot një gjerman ti, fierakët të zinë jetën”. Ose “S’të ha mo rtja ty ja goca asaj i bëri letrat, rri ti me fierak të hëngrët , gjithë kjo çupë”.
Përtej ironisë dhe humorit tim në këto rreshta më vjen t’i ulërasë fort. T’u them dreqi ta hajë edhe tani që po ikim, e kemi në duart e një burri gjerman, italiani, amerikani etj… fatin, të ardhmen. Na uroni bëhuni të zonjat, mos u përkulni, luftoni fort, mos u ndalni besoni te vetja dhe kur ju thonë s’do t’ia dalësh.
Mbase ka që martohen dhe për letrat, por shoqet dhe vajzat që njoh unë se kanë bërë këtë. Njoh dy vajza shqiptare që kanë partnerë gjermanë dhe kam parë se si kanë mbajtur një lidhje në distancë nga dashuria jo për letrat.
Të dyja janë vajza që kanë punuar fort për t’ia dalë në një vend ku nuk flitet gjuha e tyre. Ndaj u jepni shpresë vajzave tuaja, mos u ushqeni idenë se për t’ia dalë jashtë kufinjve u duhet burri gjerman, jo u duhet forca e tyre njëherë, mos ua vr isni këtë forcë. Boll më me ‘’Kap një gjerman për letrat’’, ‘’Akoma se kape një burrë me lekë ti’’, ‘’ Ajo e kapi një italian’’, ‘’Shiko ku ka ikur me pushime, ajo me atë me lekët e atij’’, ‘’Po ha lekët e atij ajo’’, ‘’Po mo rtja të hajë si nuk e kape vuaj t’i për vizën’’. Bëhu e zonja për vete se do t’ia dalësh kaq mjafton për një vajzë.