76- vjeçari që ende punon, jep mesazhin e madh për moshatarët e tij: Mos luani domino mbillni lule
Gaqo Jordani është një burrë i rrallë. Edhe pse është plot 76 vjeç ai ende punon.
Ai është me origjinë nga qyteti i Korçës, por jeton në qytetin e Elbasanit. Gaqo ka 12 vite që kujdeset për kopshtin që ndodhet përpara pallatit ku banon.
Profesioni i tij dikur ka qënë shofer, por pasi doli në pension nuk rrinte dot pa u marrë me një punë. E kështu vendosi të kujdesej për lulishten e pallatit të tij. Për ‘report tv’ ai ka thënë:
Rrinin makinat këtu u bë shesh, më pas kur unë dola në pension e fillova e rrethova me një kabull dhe hodha dhe mbolla lule, mbolla kumbulla, palma, arra dhe e lloj-lloj lulesh.
Këtë punë ai bën ende me pasion dhe thotë se edhe gjithë moshatarët e tij duhet të punojnë dhe mos të luajnë domino.
Më tej ka thënë:
I bëj thirrje atyre që luajnë me domino, bashkëmoshatarët e mi të mbjellin nga një pemë dhe Shqipëria do bëhet lule.