Lajme Javore

Informohu i pari

Klea Huta konfirmoi shtatzëninë, Xhensila Myrtezaj ka një mesazh

Klea Huta konfirmoi sot shtatzëninë, lajm i cili prej kohësh qarkullonte në media. Klea publikoi në profilin e saj të Instagramit një foto ku shihet e veshur me të bardha, e shtrirë në krevat me duart e vendosura te barku.

“Mos u vono të nxitosh o shpirti im”, ka shkruar ajo teksa ka marrë urime të shumta nga miqtë. Komenti që bie në sy është i Xhensilës e cila dy vite më parë u bë nënë e Ajkës.

“Ahhhh… çfarë lumturie te pret, do prekësh dhe përjetosh parajsën”, i shkruan Xhensila Kleas.

Klea është në pritje të një djali dhe para pak kohësh u fotografua duke blerë rroba në një dyqan fëmijësh tek sektori i djemve.