Lajme Javore

Informohu i pari

Bebja që bëri dy ope racione në zemër, buzëqesh plot ëmbëlsi

Një bebe që kishte lindur me një gjysmë zemre ka buzëqeshur për herë të parë pasi i ka rezistuar operacionit të dytë në zemër.

Vogëlushi Theodore ‘Teddy’ Nelson, nga Bufalo, është vetëm gjashtë muajsh, por ju ka dashur që tani të kalojë disa pengesa. Së bashku me të tjera shqetësime shëndetësore, Teddy ka lindur me Sin dromën Hipoplastike të Zemrës së Majtë, domethënë me pak fjalë ai ka ardhur në jetë me gjysmë zemre.

Teddy ka qenë në kujdesin e stafit të spitalit për fëmijë UPMC në Pitsburg që kur ka lindur më 30 gusht.

Në datën 6 shkurt, Teddy i dha më në fund një buzëqeshje të madhe prindërve të tij të dashur, Alexandria dhe Michael Nelson.

Duke folur për Good Morning America, Alexandria tha se ata kishin patur frikë se një buzëqeshje mund të mos ishte e mundur:

Gjatë operacionit të dytë të zemrës së hapur ai pësoi një go ditje në tru. Ne nuk ishim të sigurtë që lidhjet atje ishin në tru për të lejuar që një buzëqeshje të shfaqej në fytyrën e tij. Kjo na dha shpresë të madhe për të ardhmen që ai të jetë në gjendje t’i kapërcejë këto pengesa.
Burimi: Unilad | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania