17 vjeçe, tre shtatzëni dhe shtatë fëmijë: Ju lutem më ndihmoni, nuk duan të më mbyllin tubat
“Ju lutem më ndihmoni, nuk duan të mi mbyllin tubat”. Është ky apeli i Pamela Villarruel. Ajo është një vajzë fare e re e lindur në Leones, provincë e Cordona në veri të Argjentinës. Historia e saj është vërtetë e veçantë…
Kur ishte 14 vjeçe, në fillimet e adoleshencës, solli në jetë fëmijën e saj të parë. Por nuk përfundon me kaq! Në dy vitet në vijim Pamela mbeti sërish shtatzënë, duke sjellë në jetë edhe gjashtë fëmijë, në total 7, brenda tre shtatzënive. Si ka mundësi? E reja solli në jetë në dy shtatzëni trinjakë.
Tashmë 17-vjeçarja jeton me prindërit e saj dhe nëpërmjet një apeli në një televizion vendas, kërkon donacione për të përballuar një operacion i cili ti mundësojë “mbylljen e tubave”, në mënyrë që të mos sjellë në jetë fëmijë të tjerë.
Por ligji argjentinas e ndalon një procedurë të tillë tek një vajzë e mitur. Mirëpo për Pamelën të jetuarit në kuzhinën e shtëpisë së prindërve të saj përfaqëson një vështirësi ekst reme, si dhe e cilëson tejet poshtëruese.
Nëna e saj punon pa pushim si pastruese në shtëpitë e të tjerëve, në mënyrë që të sigurojë të ardhura për të mbajtur familjen e zgjeruar.
Kjo pasi Pamela nuk ka qenë me fat me meshkujt, babai i fëmijës së saj të parë e braktisi. Ndërkohë buri me të cilin solli në jetë trinjakët e parë ishte shumë i dh unshëm dhe e rr ihte vazhdimisht, duke bërë që ajo të ndahet, shkruan noa.al.
Ndërkohë partneri me të cilin solli në jetë trinjakët e tjerë u zhduk pa gjurmë dhe ajo nuk e di ende se ku ndodhet. Pamela bën thirrje e dëshpëruar që të operohet.
Ajo nuk ka përdorur kurrë kont raceptivë për shkak të papjekurisë së moshës dhe këshillave të munguara nga e ëma. Për të, ndërhyrja do të ishte mënyra e vetme për tu mbrojtur nga një shtatzëni padëshiruar. /a.y/noa.al