Blero dhe Afrona duan të bëhen prindër, por ja ç’po i pengon
Çifti shumë i dashur për publikun, Blero dhe Afrona, kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre disavjeçare me datë 21 Shtator, të vitit që lamë pas. Dyshja po mendojnë dhe për të zgjeruar familjen, për t’u bërë prindër por diçka i pengon.
Edhe pas martesës, Blero dhe Afrona nuk jetojnë bashkë dhe largësia është bërë problem. Për shkak të punës, Afrona vazhdon të jetojë në Zvicër ndërsa Blero në Prishtinë. I ftuar në emisionin “Mirage” këngëtari ka treguar se do mundohen ta rregullojnë situatën.
“Unë jetoj në Prishtinë, ndërsa Afrona vazhdon të jetojë në Zvicër. Unë e respektoj punën e Afronës dhe mendimet e saj. Ajo ka punën në Zvicër dhe duhet t’i mbarojë kontrata. Afrona vjen shpesh në Prishtinë dhe ne po tentojmë të jetojmë këtu. Por nëse Afrona nuk përshtatet për një kohë të caktuar, ne shkojmë në Zvicër. Do e provojmë derisa të bindem”, u shpreh Blero.
Ai tregoi se e kanë në plan që të sjellin në jetë një fëmijë sa më parë, por largësia i ka penguar dhe se kur situata të rregullohet “do aktivizohen” në atë drejtim.