Pështymën në facoleta e fërkojnë kudo, videoja nga Kina po bën xhiron e rrjetit
Ndërsa rastet me koronavirus në mbarë botën shtohen dhe qeveritë po përpiqen të frenojnë përhapjen, një video e filmuar në Kinë ka ngjallur shok tek njerëzit.
Pamjet janë vërtet të fr ikshme sepse në to shfaqet një person që mendohet i infektuar me Koronavirus që teksa është duke udhëtuar në një mjet të transportit publik, tenton të përhapë virusin edhe tek të tjerët.
Në video duket burri kinez bashkë me një person tjetër pranë tij që pështyn në një pecetë dhe e fshin pështymën në dorezat e tramvajit dhe në derë.
Po ashtu të tjera pamje të fri kshme janë filmuar nga kamerat e një ashensori po në Kinë ku një burrë përsëri pështyn pecetën dhe e fshin në butonat e ashensorit.
Në momentin e tretë të filmuar në kamera duket një grua e infektuar brenda një ashensori e cila pështyn butonat e kateve.
Nuk dihet vërtetësia e kësaj videoje, por përhapja e saj në rrjet po merr përmasa të fri kshme.