Lajme Javore

Informohu i pari

Vatikani njofton rastin e parë me Koronavirus

Frika e tyre është vërtetuar. Nga Vatikani është njoftuar sot se një pacient nga shërbimet e tij shëndetësore ka rezultuar pozitiv për koronavirus.

Zëdhënësi Matteo Bruni tha se zbulimi është bërë dje dhe se shërbimet ambulatore dhe klinikat e Vatikanit ishin pezulluar për të dezonfektuar zonat.

Ai tha se shërbimet e urgjencës do të vazhdojnë, duke shtuar se Vatikani kishte njoftuar menjëherë autoritetet shëndetësore italiane.

Në Itali numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 3858 ku përfshihen vde kjet, të sëmurët dhe pacientët e rikuperuar.

Numri më i madh i të prekurve është regjistruar në Lombardi, duke arritur në një total prej 1777 të infektuarish. Pacientët me simptoma aktualisht janë 1790, 1155 janë në izolim në shtëpi dhe 351 në kujdes intensiv.

Burimi: jpost.com Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania