Lajme Javore

Informohu i pari

U mbulua plotësisht nga dëbora, babai hero shpëton djalin 11 vjeç

Një baba britanik është kthyer në një hero pasi shpëtoi djalin e tij 11-vjeçar, i cili ra në një gropë ndërsa bënte ski.

Babait i është dashur të gërrmojë në 5 metra dëborë për të nxjerrë djalin e tij. Ata ishin duke bërë ski në Alpet franceze.

Babai Gillon Campbell tha që kurrë nuk kishte qenë aq i frikësuar, sa kur duhej të rrëmbente një lopatë për të shpëtuar djalin e tij, Fox.

Ai u shpreh:

Unë thjesht gërrmova për gjënë më të rëndsishme në botë. Ky ishte një moment vërtet shumë i fri kshëm. Dua të them, kurrë nuk kam qenë aq i fr ikësuar .Dhe unë gërmova dhe gjeta kokën e tij një metër e gjysmë nën dëborë. E pastrova kokën e tij dhe ai më foli.
Pamjet që të thyejnë zemrën tregojnë momentin kur djali i vogël përmes lotëve të ngrirë nxjerr kokën nga dëbora.

Pas daljes vogëlushi bërtiti “Faleminderit”.

Burimi: DailyMail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA