Çfarë rezervon moti për muajin Mars
Marsi do të jetë një muaj i lagësht, sidomos në 10 ditët e para të tij. Ndërkohë që temperaturat do të jenë tipike të stinës, pa luhatja të mëdha. Sipas meterologëve, dita e shtunë do ketë intensitetin më të lartë të reshjeve.
Pranvera dhe sidomos Marsi do të plotësojë kuotën mujore të reshjeve. Pasi muajt e mëparshëm dhe sidomos Shkurti kanë qenë shumë të thata, pasi u plotësua vetëm 40% e kuotës mujore të reshjeve.
Mungesa e reshjeve, por edhe luhatjet e mëdha të temperaturave, pritet që të sjellin probleme në bujqësi, por edhe në sektorin energjetik.
Klan Plus