Pasi u ndava nga e fejuara, u dashurova me nje vajze qe kishte femije, familja kundershton sepse ajo eshte…
Pasi u ndava nga e fejuara, u dashurova me nje vajze qe kishte femije, familja kundershton sepse ajo eshte… – Pershendetje te gjitheve! Jam nje djal 34 vjecar. Para disa viteve kisha nje fejese por pas tradhetis se saj pasoi ndarja! Prej asaj kohe me skam fut njeri ne zemren time. Kete vit, njoha nje vajze ne fb, do ju duket cudi por me pelqente shum, jo qe e njihja por komentimet e saja, dhe llogjika e saj me bente per vete çdo dit e me shum, aq sa nje dit vendosa ti shkruaj privat. Theksoj nuk e njihja mir, por mendimet e saja edukata e saj dhe perceptimi mbi jeten qe e shprehte ne statuse dhe komente me shtyu ti shkruaj.
E pershendeta, pas pak kohesh me ktheu pershendetjen, me kaploi emocioni, meqe dukej si femer me klas , mundohesha qe me delikatese ti shkruaja e mos gaboja. Ajo aq e zgjuar ishte ne te shkruar kuptoi qellimin tim dhe me tha, I nderuar, un jam nen , ska rendesi statusi ime, por meqe ti ske femij, un smund te jem me ty! Ma mbylli gojen, por meqe ishte aq e sinqert akoma me shum me hyri ne zemer. Ndergjegja e njeriut eshte me shum se cdo gje. Un insistoja te shkruaja me te me qellim qe te njiheshim me shum. Nje dit vendosi te fliste reth vetes dhe jetes se saj, qellimi I saj ishte te largohesha nga ajo e kete mundohej ta bente duke treguar per jeten dhe vuajtjet e saja. Fjalet e saja ishin keto. “Vertet un mund te pelqej, por sjam e duhura per ty, jeta ime si e gjith te tjereve nuk ishte dhe aq e mire, kisha nje martese te veshtire, te cilen tradhetia e shkaterroi, edhe pse kishim femije, ky fakt nuk ndaloi qe im shoq te conte syrin ne tjera, dhe e keqja e gjith kesaj istorie eshte se akoma spo arij te mar divorcin, sado qe jam grua qe qendron mbi kembet e veta, prinderit e mi asnjeher sme lejojne te divorcohem sepse im shoq eshte shfaqur engjellor para tyre. Dhe cdo tendenc e imja ka qen e kote.
Ndaj te lutem, mos e ushqe veten me shpresa te kota, sdua askush te vuaj”. U shtanga ne sekond, vajza jeton me prinderit, por ata e gjuajne si top futbolli, e shkreta sa ik te I ati ata per nje kohe te shkurter e kthejne tek ai qe po I shkaterron jeten. Un mora guximin dhe I vajta ne qytetin ku ajo jeton, e nxora per kafe dhe nje gje me beri habi, nje femer me klas, e bukur sa me ska, syt e saj boj qielli, floku I saj I argjendt, me nje profesion aq te bukur, dhe te jet e tradhetuar, ai njeri sdi vleren e asaj qe kishte ne dore! Iu prezantova edhe pse dridhesha nga emocionet. E bera te dashurohet ne mua. Ajo, ka nje ndergjegje te paster, sa qe kur.I propozova arratine nuk e pranoi, qe mos I ulte koken te atit e as njoll ti bente vetes, tentoi shum her, por.prinderit se besuan.
I than pa nje argument qe vertet burri te tradheton ne nuk te japim leje te divorcohesh. Tani te dy jemi ne hall, ajo vendosi mos shkoj me tek ai, un pranova dhe femijet e saj te vegjel, dhe.I quajta engjejt tane, sepse kur do nje njeri e do me gjith krijesat e saja, per Zot dhe per hir te dashurise. I premtova qe do ta pres deri ne diten qe do ket lirine e plote. Ajo eshte lumturia ime, dhe per asgje ne bote sdo ta humbas. Tani dua nje keshille nga ju te dashur komentues, si ta ndihmoj ta shpetoj, nga ai burg, dhe ti kthej buzeqeshjen ne fytyre. Ju lutem pa paragjykime, ju falemnderit.