U tha se Xhemi Shehu ishte shtatzënë/ Ajo reagon papritur: Si ka mundësi, se di unë
Më herët këtë javë Arbana postoi një foto me Xhemin, duke treguar se ajo i ka bërë asaj dhuratën e Krishlindjeve, por pa e zbuluar se për çfarë bëhet fjalë.
“Gjejeni çfarë është”- pyeti Arbana ndjekësit dhe një hipotezë e re lindi nga hiçi. Shumë ndjekës kanë nisur të mendojnë se Xhemi mund të jetë shtatzënë dhe se lajmi i pritjes së ëmbël duhet të jetë dhurata e Arbanës për këtë fundvit.
“Mos është shtatzënë?/ Do bëj një bebe dhe ajo/ Që ajo do të të bëj teze/ Xhemi është shtatzënë/ Të dha lajmin që është shtatzënë/ Ajo është shtatzënë?/ Është në pritje të ëmbël”, këto janë vetëm disa nga komentet e ndjekësve.
E pas zhurmës së krijuar ka ardhur edhe reagimi i Xhemit, ndonëse në mënyrë jo të drejtpërdrejtë. Ajo ka postuar mbrëmjen e djeshme një foto në Instagram, ku shihej se ksihte dalë për darkë. Mes shumë komenteve një ndjekëse e pyet “Je shtatzënë?”, e Xhemi i është përgjigjur “Kështu thonë”, duke nënkuptuar se janë vetëm thashetheme të pabazuara diku.
Po ashtu, në disa komente të shkëmbyera me Eduart Grishajn ajo shkruan: “Këtë pamje do keni në rol tek filmi”- shkruan ai.
“Ja sa të lind”- ia kthen Xhemi me humor (bazuar tek lajmet për shtatzëninë e saj të mundshme). “Lindjen e kemi në film”- shkruan Eduarti.
Kujtojmë se Shehu është shkëputur nga televizioni prej muajsh dhe nuk është e angazhuar në ndonjë projekt. Nga ana tjetër ajo është nënë e dy djemve, Martinit dhe Gabrielit.