Kjo bimë që rritet në Shqipëri ka të rbuar evropianët/ Ja sa sëmundje shëron
Uljet e temperaturave shoqërohen me raste në shtim të të prekurve me ftohje të papritura.
Ndryshimi i temperaturave të mëngjesit dhe mbrëmjes nga ato të drekës sjellin konfuzion në mënyrën e të veshurit.
Si rrjedhim, të gjithë jemi më të ekspozuar ndaj ftohjeve aq të pranishme në dimër.
Cilat janë shenjat më të përhapura të ftohjeve të pranverës?
Problemet me fytin, bajamet, kolla dhe rrufa janë shenjat më të përhapura. Shoqërohen gjithashtu me një lodhje të vazhdueshme, që e bën stinën e re të hyjë me këmbën e gabuar.
Mjalti dhe sherebela janë dy dhurata të natyrës, që së bashku përbëjnë një superfuqi kuruese.
Në Shqipëri sherebela është një bimë me shumë rëndësi. Sherebela gjendet në mjaft zona të Veriut dhe të Jugut, aq sa dhe e eksportojmë në shumë vende të botës.
Sherebela shqiptare është shumë e kërkuar në Shtetet e Bashkuara, Francë dhe Gjermani, për shkak të vlerave unike.
Përbërësit
30 gramë gjethe të thata sherebele
Një majë luge piper i kuq djegës
3 gota ujë
Mjaltë sa më cilësor
Lëng limoni, sipas dëshirës
Mënyra e përgatitjes
Përzieni sherebelën, piperin dhe ujin në një enë. Vendosini në zj arr për vlim, pastaj ulni pak nxehtësinë dhe ziejini derisa uji të përgjysmohet.