Lajme Javore

Informohu i pari

E mbani mend mamanë e Elsës te pallati 176? Ja si duket ajo sot

“Pallati 176” ishte komedia më e famshme shqiptare e prodhuar në vitin 1986, me regjisorë Alfred Bualotin dhe Andon Qesarin.

Në këtë komedi e cila vazhdon të pëlqehet edhe sot morën pjesë aktorë të njohur si Roland Trebicka, Violeta Manushi, Eva Alikaj, Gëzim Rudi, Ilir Bezhani, Pavlina Mani etj.

Kjo e fundit e cila kishte rolin e ‘mamasë së Elsës’ në komedi, jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ishte kryeredaktori i Gazetës Shqiptare në SHBA, Dalip Grecka, ai që ndau disa foto të aktores me bashkëshortin e saj, Pirro Manin. Siç e shihni në pamjet e publikuara, megjithëse kanë kaluar 33 vite, aktorja ka ndryshuar shumë pak. Ajo tashmë mban syze dhe ka hapur ngjyrën e flokëve.