Lajme Javore

Informohu i pari

Koronavirusi në shkollat Shqiptare/ Ja si është gjendja dhe harta e shkollave me persona të prekur

Dhjetëra mësues në të gjithë vendin janë privuar nga mësimi në klasa pas rezultatit pozitiv me Covid-19, vetëm disa ditë para 14 shtatorit.

Rikthimi në banka i nxënësve nxjerr zbuluar çdo ditë raste të reja, të cilët janë njohur me mësuese të reja ose nuk zhvillojnë fare mësim për një periudhë kohe. Një gjë e tillë veçse ka shtuar më tepër ankt hin e pasigurinë te prindërit. I nfektimi i disa mësuesve ka vënë në pikëpyetje mësimin, por jo mbylljen e shkollave.

SITUATA NË VERI

Vetëm njëra nga katër Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniversitar, ajo e Lezhës, numëron 15 mësues në sistem, por jashtë shkollave. Ata nuk e kanë nisur ende punën, pasi ata ose familjarë të tyre janë të in fektuar me koronavirus. Të dhënat i bën me dije kreu i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar në Lezhë, Bardhok Pulaj. Sipas tij, shifrat nuk janë shq etësuese. “Nuk është një numër shumë i madh. Shpresojmë të mos ketë rritje të numrit të tyre nga kontaktet që kemi në shkolla. Po e ndjekim çdo ditë hap pas hapi situatën, që të marrim masa në kohë rekord. Kemi mësues në dispozicion për të bërë zëvendësimet”.

Veç pandemisë, jo pak shkolla përballen edhe me pasojat e të rmetit që ka lënë mijëra nxënës pa godina. Duke qenë se procesi i rindërtimit të tyre nuk ka përfunduar, në 109 shkolla (9-vjeçare e të mesme), kryesisht në Kurbin dhe Lezhë, mësimi bëhet me katër turne, çka ka vështirësuar mësimin për nxënësit dhe menaxhimin e situatës për Zyrat Vendore të Arsimit.

FIER

Në tri shkolla të Fierit janë identifikuar raste pozitive me Covid në radhët e nxënësve. Ndonëse gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e qëndrueshme, nxënës të shkollave publike “Naim Frashëri”, “Jakov Xoxa” dhe “Penellopi Piro” janë izoluar në shtëpi deri në marrjen e përgjigjes së tamponit. Ndonëse nuk ka ende një numër të saktë të fëmijëve të inf ektuar, rastet e shfaqura në shkolla në ditën e tretë të fillimit të vitit shkollor kanë ngritur dyshime mbi zbatimin e protokolleve. Kur nuk kishte nisur ende shkolla, një mësuese në të njëjtin qytet rezultoi e inf ektuar.