Shqiptarët e Çamërisë e kanë trashëguar brez pas brezi/ Ja si përgatitet përvëlata e ëmbël e tyre
Një recetë e trashëguar brez pas brezi si vijimësi e shijes më të mirë që kuzhina shqiptare ofron në kohë.
Ndiqni mënyrën e përgatitjes së ëmbëlsirës Përvëlata nga kuzhina e çamërisë e sugjeruar nga amvisa Luljeta Gjyzeli.
Përbërësit
1 gotë e gjysëm vaj gjelle
200 gr gjalp të shkrirë
1 gotë me qumësht
3 lugë gjelle me kos
Gjysëm gote me sheqer
1 lugë çaji me sodë buke
1 kg miell
300 gr arra ose bajame
1 kg sheqer për shërbetin
Kanellë
Për shërbetin:
1 kg sheqer
800 mililitra ujë
Kanellën
Përgatitja
Në një tepsi hedhim vain, gjalpin, qumështin, kosin, sheqerin dhe i rrahim fort deri sa te na shkrijë sheqeri.
Përziejmë miellin me sodën, hedhim gradualisht duke e trazuar deri sa të na bëhet një brumë i butë.
Nëse na bëhet brumi i ujshëm i shtojmë miell. Në fund i shtojmë arrat dhe e përziejmë.
E presim si në foto. Ndezim furrën dhe e vemë për të pjekur, për 50 minuta në 150 gradë.
Për shërbetin:
Në 1 kg sheqer hedhim 800 mililitra ujë dhe kanellën, e bëjmë si shërbeti i bakllavasë.
Mbasi është ftohur përvëlata hedhim shërbetin e nxehtë. E mbulojmë me një tepsi deri sa të pi shërbetin