Lajme Javore

Informohu i pari

Hilet e gjysheve/ Mjafton ky marifet për jastëkë të bardhë si bora, provojeni sa më shpejt

Keni blerë jastëkë të bardhë të rehatshëm për shtratin tuaj dhe pas disa kohësh shihni se janë zverdhur dhe ndotur? Kemi zgjidhjen e duhur për jastëkë si të rinj. Në këtë mënyrë do të keni përsëri jastëkë të bardhë.

Në rast se jastëkët tuaj janë zverdhur

Nuk ka asgjë më relaksuese se sa të mbështesësh kokën mbi një jastëk të pastër e të bardhë. Për fat të keq, jastëkët e bardhë zverdhen shpejt. Kjo ndodh sepse kur flemë djersitim shumë dhe një pjesë e madhe e djersës përfundon në biankeritë e shtratit duke i zverdhur në pak kohë, ashtu siç ndodh me jakën e një këmishe të bardhë e cila në fund të ditës është e zverdhur.

Sigurisht që edhe lëkura jonë ndikonë në ndotjen dhe zverdhjen e jastëkëve. S’keni pse të harxhoni para në lavandare, kur i keni në shtëpinë tuaj përbërësit e duhur për higjienizimin e tyre. Mbani shënim:

Ju duhen:

250 ml detergjent i lëngshëm

Detergjenti që përodorni zakonisht për të bardhat

125 ml uthull e bardhë

150—200 gr sodë bikarbonat

Përgatitja:

Përzieni përbërësit në një tas së bashku me 700 ml ujë të ngrohtë. Vendoseni  këtë përzierje në lavatriçe, në kutinë e larësit dhe bëni një proces larjeje me 30-40 gradë. Më pas nxirrini jastëkët dhe thajini. Ata do të shkëlqejnë përsëri nga bardhësia.

Këtë përzierje mund ta përdorni edhe për tipe të tjera njollash në rrobat e bardha, për shembull tek xhupat, çarçafët e peshqirë