Lajme Javore

Informohu i pari

“Shtegtoi me vde kjen në kërkim të ëndrrës së vr arë të një kombi”/ Përlot mësuesja e 10-vjeçarit që u shua tra gjikisht në Kakavijë

Prej disa ditësh mijëra shqiptarë kanë mbetur të ngujuar në Kakavijë, ndërkohë që presin në rradhë të gjata kilom etrike për të kaluar kufirin. Situata është bërë e padurueshëm, jo vetëm falë temperaturave të larta, por edhe burokracisë së palës greke, duke shkaktuar tendosje tek të gjithë, probleme me shëndetin, por edhe vi  ktimën e parë, një 10-vjeçar i cili u shtyp nga një ambulancë në afërsi të kthesës së Bularatit, i cili humbi jetën menjëherë pas përplasjes.

Pas lajmit tr  agjik se 10-vjeçari kishte humbur jetën, mësuesja e tij Lindita Kokaj publikoi foton e tij dhe një dedikim të ndjerë për të, duke na emocionuar të gjithëve.

”10 vjeçari nga Kallmeti i Frang Bardhit, martir i Ditës së Shtegtarëve, në shtegtimin e tij drejt ëndrres së v  rarë në Kakavijë E tr  ishtë Dita e Shtegtarëve për Lezhën dhe lezhjanet, pasi pikërisht në këtë ditë u “mart  irizua” në radhet e emigrantëve në Kakavjë, vogëlushi 10- vjeçar nga Kallmeti i Lezhës. (Duke u kërkuar ndjesë familjarëve për përdorimin e fotove nga profilet e tyre sociale).

Ky është S.Nik Ndoj, i cili vetëm pak ditë më parë mbushi 10 vjeç, që së bashku me prindërit dhe vëllain po shtegtonin në Greqi, por ëndrra e tij u pre në mes si pasojë e një aks   identi të ndodhur pikërisht në radhet kilometrike të shtegtarëve të përvuajtuar në Kakavijë. Siç u mësua nga mediat që raportuan nga vendi i ngjarjes, ndarja trag   jike nga jeta e këtij ëngjëlli, erdhi nga përplasja e një autoambulanca, mjet i cili ka mision për të shpëtuar jetë dhe jo për të marrë jetë. Zemra e tij rrahu së pushuari në këtë rrugë ku prindërit e tij dhe me mijra shqiptarë kanë shtegtuar në këto 30 vite në kërkim të ëndrres së tyre të vr   arë.

Kjo tragjedi jo vetëm për familjen, por edhe për ne të gjithë është e papërballueshme në një kohë të tillë, kur jemi “të v  rarë” psikologjikisht dhe nga pandemia, pasi të ndodhur në “udhëkryq”, nuk e dimë se nga vd  ekja po na vjen. Data shënon 15 gusht dhe Lezha e Besëlidhjes që në vitin 2006 e ka pagëzuar me emrin “Dita e Shtegtarëve”. Një ditë simbol në respekt të emigrantëve,të gjithë atyre qytetarëve, familjarëve, të rinjve e të rejave, të cilët sakrifikuan jetën dhe rininë e tyre duke lënë vatrat dhe familjet në kërkim të një ëndrre të re. Që në vitin 2006 është vendosur në qender të qytetit , obelisku i shtegtarëve, mbi të cilin është gdhendur një mesazh kuptimplotë “Mirënjohje, respekt dhe dashuri ndaj atyre që shtegtuan me vde   kjen në kërkim të ëndrrës së vr  arë të një kombi”