Po ngjiste malin, fermeri gjen rastësisht një mrekulli të natyrës
E gjerë mbi 150 metra dhe e lartë mbi 200 metra apo sa një ndërtesë 40 katëshe, llogaritet të jetë shpella më e madhe në botë e cila gjendet në Vietnam dhe quhet Hang Son Doong.
Shpella gjigante është e vendosur në parkun nacional Phon Nha-Ke Bang, 500 kilometra në jug të Vietnamit.
Son Goong ishte krijuar 5 milionë vite më parë, ndërsa ky thesar i fshehur është zbuluar afro 20 vite më parë edhe atë krejt rastësisht.
Fermeri kishte parë një vrimë në një shkëmb, dhe kur arriti të fut duart brenda u shokuar nga ajo çfarë pa brenda saj.
Llogaritet se kjo shpellë është e gjatë plotë 139 kilometra, dhe brenda saj gjenden liqene, plazhe dhe lumenj.