Fifi tregon ç’ka hequr për të rënë në peshë/ Flet edhe për vjehrrën: Do ta kem shoqe…
Fifi tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me pamjen e re pasi humbi disa kilogramë. Fotot e saj, ku beli i hollë i dilte në pah, u komentuan shumë dhe çdokush donte të dinte metodën që përdori këngëtarja për të arritur këtë rezultat.
Ditën e djeshme, ajo ka folur sërish rreth këtij vendimi teksa bisedonte me fansat në llogarinë e saj në Instagram.
Sipas Fifit, komentet e njerëzve nuk kanë munguar si kur ishte e shëndetshme, ashtu edhe tani që është dobësuar.
Krahasimet që i bënin dikur nuk kanë qenë dhe aq të hijshme!
“Kur shtova më thoshit fuçi uthulle, tash pasi humba, s’po ju pëlqen. Por e vërteta është se s’e kam bërë për asnjeri këtë ndryshim tek vetja jem, as me m’gjyku a me m’tregu a ma mirë kështu a ashtu. E kisha të nevojshme për shëndetin tem me ra dhe rash. Flm!”, ka shkruar Fifi ndaj ndjekëses, e cila u shpreh se rënia në peshë e saj nuk i pëlqente.
Por, ashtu si dhe për shumë personazhe të tjerë të njohur, edhe për Fifin nuk kanë munguar pyetjet rreth personit që i ka vjedhur zemrën, madje atyre iu shtua edhe kurioziteti rreth dasmës.
“Kur do martohesh se plasëm duke parë story mos hedhësh ndonjë foto me ndonjë djalë”, e pyeste njëra prej ndjekëseve, së cilës këngëtarja iu përgjigj: “ Me u martu s’e di, e as me nxjerr s’ma merr menja që e nxjerri se m’i bini msysh”.
Sigurisht, pas hapjes së temës së dasmës, nuk kishte si të mungonte edhe pyetja në lidhje me vjehrrën:
“Fifi, meqënëse të pëlqejnë familjet tradicionale, a do jetoje në një shtëpi me vjehrrën?”.
Dhe përgjigja e këngëtares ishte kjo:
“Andërr e kom me e pas vjehrrën shoqe dhe normalisht që do jetoja me kënaqësinë ma t’madhe n’botë