Zbulojnë thesarin e fshehur në oborrin e shtëpisë, nuk do ta besoni çfarë bën çifti më pas!
Matthew Emanuel dhe e shoqja Maria Colonna, për shumë vite me radhë nuk i kishin kushtuar rëndësi një kutie metalike që dukej pjesërisht mbi tokë në kopshtin e tyre në Staten Island, të New York-ut. Mirëpo kur në kopësht hynë disa drerë dhe dëmtuan pemët e mbjella, atyre iu desh të bënim punime për të mbjellë të reja, kur vunë re përsëri kutinë.
Të shtyrë nga kurioziteti ata hoqën kapakun e saj dhe nuk po u besonin syve. Brenda kutisë ata gjetën plot 16 mijë dollarë, diamante, unaza dhe xhevahire të arta me vlerë 52 mijë dollarë. Në mes të kutisë ata gjetën dhe një pusullë ku ishte shënuar dhe një adresë, e cila për habinë e tyre ishte e një komshiu afër. Pa asnjë hezitim ata vendosën se çfarë do bënin.
«Trokitëm në portën e tyre,- tregon Matthew – dhe u kërkuam nëse kishin qenë grabitur në të shkuarën.Ata na u përgjigjën që në 2011-tën i kishin grabitur në shtëpi gjatë festave të fundvitit, duke u përshkruar disa nga objektet e vjedhura. Në atë pikë, u kthyem pronarëve të ligjshëm, objektet e kutisë. Ata më pas në shenjë falemnderimi na përqafuan fort. Arsyeja se përse hajdutet i kishin fshehur në oborrin e shtëpisë sonë, mbetet akoma një mister por e rëndësishme është se tani objektet u kthyen tek njerëzit e duhur».