Ngrihen dyshimet e para, ambulanca transportonte njerëz në kufi kundrejt pagesës
Ditën e djeshme një ambulancë përplasi djalin 10-vjeçar Samuel Ndoj, nga Lezha. I riu po qëndronte në një hije në Bularat, teksa priste radhët kilometrike për të kaluar kufirin bashkë me familjen e tij. Sipas dëshmive ambulanca po ecte me shpejtësi mbi 100 km/h. Por dyshime të reja janë ngritur në lidhje me të, pasi mendohet se ka qenë duke transportuar në mënyrë të jashtëligjshme njerëz jashtë radhe kundrejt pagesës për në pikën kufitare.
Kjo është përforcuar nga dëshmitë e qytetarëve që u ndodhën aty në momentin tragjik, pasi ambulanca po ecte pa sinjalin akustik dhe atë rrugë e bënte disa herë në ditë. Për këtë ka shkruar edhe Harta Digitale e Aksi denteve Rrugore. Njoftohet se kanë nisur hetimet nga ana e autoriteteve për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.
Postimi i plotë i HDA:
Ambulanca që përplasi për vde kje 10-vjeçarin në Kakavijë dyshohet se ka qenë duke bërë rrugë ilegale, duke transportuar njerëz jashtë rradhe kundrejt pagesës për në pikën kufitare…! Këtë gjë e kanë pohuar disa dëshmitarë okularë në Kakavijë të cilët forcojnë dyshimet se përse i duhej të ecte ambulanca bosh me mbi 100 km/h në një zonë me mijëra njerëz nëpër rrugë dhe aq më tepër me fenelina të ndezura por pa sinjalin akustik për të mos ngjallur dyshime sepse e bënte shpeshherë në ditë atë rrugë. Autoritet kanë filluar menjëherë hetimet për zbardhjen e këtyre ngjarjeve dhe nëse këto do të vërtetohen, atëherë kjo do të ishte një tragjedi e përmasave përtej njerëzores….!