Anila Basha rrëfen për herë të parë emocionet e të qenurit nënë, ‘Ishte amani i tim eti’
Në prill të këtij viti, gazetarja e njohur Anila Basha u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilit i ka vendosur emrin Aris.
Anila është bërë së fundmi pjesë e “Edicionit Veror 2020”, ku ka dhënë një intervistë për gazetaren Irini Meçe. Ajo ka treguar se ardhja në jetë e të birit e ka emocionuar aq shumë sa nuk mund të shprehet me fjalë.
Po ashtu gazetarja ka zbuluar se një ndër amanetet e të atit ishte që ajo të bëhej nënë sa më parë.
“Tani pasi jam bërë nënë jeta ime ka ndryshuar shumë. Më kanë konsideruar si një vajzë të fortë edhe në gazetari si një njeri që nuk toleroja dhe ardhja në jetë e fëmijës do të më zbuste. Por ku jam takuar për herë të parë me tim bir , nuk arrij ta përshkruaj dot atë emocion. Është një emocion që thuhet me fjalë.
Im atë më kërkonte gjithmonë të lindja një fëmijë. Menjëherë pas humbje së tij e vendosa. Ishte një nga amanetet e tij dhe e vendosa se nëse do të lindte djalë, do t’i vendosja emrin e tij”, tha ajo.